Abuzimi seksual ndaj të miturve, protestë edhe në Durrës

223
Sigal

Abuzimi seksual ndaj të miturve, po dënohet me protesta që po zhvillohen në çdo qytet. Pas Tiranës, Mirditës dhe Peshkopisë, protesta është zhvendosur në Durrës ku dhjetëra të rinj dhe prindër iu bashkuan marshimit ndërgjegjësues dhe kërkuan ashpërsim të dënimit penal ndaj abuzuesve.

Kauza kundër dhunës seksuale u risoll në vëmendje pas abuzimit të 15-vjeçares në Mirditë nga 5 meshkuj, duke shkaktuar reagim masiv të të rinjve dhe veçanërisht prindërve.

Pjesëmarrësit përcollën mesazhe kundër dhunës dhe abuzimit seksual ndaj të miturve dhe vajzave e grave, duke kërkuar dënim maksimal për abuzuesit.