Abuzimi me të miturën, protestë në Tiranë: Për fëmijërinë e vjedhur (FOTO)

673
Sigal

Abuzimi seksual i një të miture nga mosha 12 deri në moshën 15-vjeçare nga një 65-vjeçar, roje i një shkolle, ka tronditur mbarë publik. Më pas skandali është zgjeruar ku Abaz Dogu e ka filmuar atë dhe videon jua ka dhënë edhe personave të tjerë të cilët e kanë përdorur si mjet shantazhi dhe kanë abuzuar me të.

Në orën 16:00 në sheshin “Nënë Tereza” po zhvillohet një protestë marshim. Shqoëria civile, gazetarë, të rinjë, artistë, nëna me fëmijë, figura publike etj, janë në shesh duke kërkuar që plaga e abuzimit seksual me të mitur në vendin të marrë fund.

”Për fëmijërinë e vjedhur”, “Mbroni vajzat, jo pedofilët”, ”Pse nuk raportojmë”, ”Marshoj për vajzën dhe mbesat e mia”, ”Mos përdhuno”, ishin disa nga sloganet dhe pankarta që qytetarët mbanin në duar.

Ajo që bie në sy është se në marshimin kundër abuzimit dhe mbrojtjen e viktimave është prezenca e lartë e burrave, duke treguar se në këtë luftë duhet të jemi të gjithë të bashkuar dhe për t’i thënë stop abuzimit, dhunës e përdhunimit dhe të gjithë duhet ta denoncojmë këtë fenomen dhe jo të heshtin.