Abuzimi – Firma italiane nuk paguan punëtoret shqiptare prej 4 muajsh, paditet pronari

495
Sigal

Gjashtë punonjëse të një rrobaqepësie kanë denoncuar në polici pronarin e firmës, pasi nuk i pa paguar për 4 muaj dhe nuk i ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore.

Specialistët e Seksionit Kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit italian: A.B. 49 vjeç, banues në Itali, pronar i një firme rrobaqepsie në lagjen Nr. 14 Durrës.

Denoncimi është bërë dje.

“Më datë 04.11.2016, ndaj tij kanë bërë kallëzim shtetaset D. P. 28 vjeçe, B.A. 24 vjeçe, P.K. 43 vjeçe, A.P. 38 vjeçe, E.M. 22 vjeçe, F.K. 40 vjeçe, banuese në Durrës, pasi pronari i firmës së rrobaqepsisë ku ato punojnë ka 4 muaj që nuk i ka paguar dhe nuk i ka shlyer detyrimet e sigurimeve shoqërore”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Fshehja e të ardhurave”dhe “Mashtrimi”parashikuar në nenet 180 dhe 143 të Kodit Penal.