Abuzimet/ Në çerdhja në Laprakë kërkojnë 100 mijë lekë për të regjistruar fëmijën

167
Sigal

Në muajin shtator, shumë nëna do të dërgojnë për herë të parë në kopësht dhe çerdhe fëmijët e tyre në Tiranë. Mirëpo, pa marrë ende shërbimin e ofruar nga vetë shteti, në dyert e kopështeve dhe çerdheve, nënat po përballen me kërkesat për të dhënë lekë.JOQ Albania, ka ka publikuar sw fundmi denoncimin e një nëne, të cilës në Çerdhen nr.11 në Laprakë i kanë kërkuar 100 mijë lekë të vjetra për fëmijën.50 Mijë lekë të vjetra do të paguhen si detyrim dhe deri këtu gjithçka është e pranueshme, ndërsa 50 mijë të tjera do të paguhen tek Çerdhja, pa asnjë faturë. Pagesa e parë bëhet nëpërmjet një mandati në postë ose në bankë dhe më pas dorëzohet, ndërsa pagesa e dytë do të bëhet dorazi, duke mospatur aspak garanci se ku do shkojnë këto lekë.Në çerdhe thuhet se ky është një kontribut vullnetar nga prindi, por nëna shton se po bëhet me detyrim. Gjithashtu, vlera është shumë e lartë, pasi më herët kontributi nga prindërit ka qenë 10 mijë lekë të vjetra.Ndër të tjera theksohet, se nënat, çdo muaj, dërgojnë materiale të ndryshme në çerdhe si letra të lagura, kartopiceta etj.