Abuzim i frikshëm me çmimet e rrjetit “Rossmann&Lala” në Shqipëri, shumë herë më të larta se në Gjermani!

Rrjeti i kozmetikës dhe produkteve të kujdesit personal “Rossmann&Lala” prej vitesh është një prej markave më të përhapura në tregun shqiptar, duke ofruar produkte të njohura ndërkombëtare në qytetet kryesore të vendit. Një qytetar ka denoncuar tek VoxNeës rrjetin e kozmetikës  “Rossmann&Lala” duke e krahasuar me dyqanet e kësaj marke në Gjermani. Sipas tij në Shqipëri produktet e “Rossmann&Lala”-as janë më të shtrenjta se në Gjermani. Qytetari e ka ironizuar rrjetin e kozmetikës duke e cilësuar “RosmannsaKrahu“, pasi ka në Shqipëri produktet më të shtrenjta deri në 7 mijë lekë të vjetra se në Gjermani.

Sigal