A po qarkullon një bakter i rrezikshëm në Shqipëri? Reagon ISHP

824
Sigal

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, ka deklaruar sot për mediat se në vend regjistruar një rast me virusin e meningjitit, por saktësoi se nuk ka bëhet fjalë për epidemi dhe nuk ka vend për panik. Bino tha për mediat se kemi të bëjmë me një infeksion të rëndë. “Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme dhe për personat e kontaktojnë marrë masat e duhura. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar”,- deklaroi Silvia Bino.

Rasti të cilit i referohet Silvia Bino është ai i oficerit të policisë rrugores, Mariglen Mestani, i cili humbi jetën në moshën 27-vjeçare nga infeksioni i rëndë. Drejtoresha e ISHP, Silva Bino, konfirmoi për mediat se polici vdiq nga sëmundja e meningjitit, ose meningokoksemisë.

Ndërkohë, për rastin në Durrës, ku një grua humbi jetën si pasojë e problemeve shëndetësore dhe që u dyshua nga gripi, Bino është shprehur se për këtë rast nuk dyshohet për grip por megjithatë kjo analizat po ekzaminohen. “Rasti në Durrës kanë ardhur mostrat dhe po analizohen nuk ka patur shenja për këtë sëmundje. Ndërkohë ne kemi vetëm një rast me meningjit. Duhet të respektojmë personin që ka vdekur. Rastet janë sporadike. Nuk kemi të bëjmë me situatë epidemike. Personat që kanë pasur kontakt me të kanë marrë kurën përkatëse. Të gjitha rastet janë testuar dhe janë negativ për gripin. Asnjë rast nuk është grip. Rasti i Durrësit po ekzaminohet dy raste të tjera janë të komunikuara se nuk janë grip. Situata po monitorohet”,- tha Silvia Bino.

Ajo tha se, deri më tani vetëm rasti i Mariglen Mestanit ka rezultuar të jetë me meningjit ndërsa rastet e tjera nuk kanë të bëjnë me këtë sëmundje. Bino ka theksuar se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi situata është nën kontroll, madje ajo shton se ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit ka më pak raste personash të prekura nga gripi.

Si këshillë për të prekurit nga sëmundjet sezonale, Bino ka thënë se të gjithë këta persona nuk duhet të neglizhojnë. “Këshillë është që duhet të besojnë se Instituti po bën monitorimet. Jemi në një sezon normal të gripit. Nuk kemi intensitet të lartë. Kemi qarkullim të virusit të gripit por është e rëndësishme të dihet për ata që kanë probleme të mos neglizhojnë”,- tha Silvia Bino.