A janë të vlefshme për mbrojtjen nga Covid-19 maskat artizanale? ISHP-së jep përgjigjen e prerë

366
Sigal

Drejtoresha e ISHP-së, doktoreshë Albana Fico në një deklaratë për mediat komunikoi sot se referuar shifrave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë sa i përket përhapjes së koronavirusit numri ka shkuar në 400.

E pyetur për maskat që bëhen në kushte shtëpi dhe sa të vlefshme janë ato, Fico u shpreh se kjo temë ha debat në të gjithë botën dhe ende nuk ka një përfundim konkret.

Në Shqipëri po përdoren edhe maskat e bëra nga shtëpia. A janë të vlefshme për mbrojtjen nga koronavirusi?

Fico: Ky është një debat në të gjithë botën dhe ne të gjithë kemi qenë dëshmitarë për debatet që bëhen në të gjitha kontinentet sepse vijnë si pasojë e mungesës në treg të këtyre maskave.

Në Shqipëri ne jemi të sigurtë që maskat që përdoren për personelin shëndetësor janë ato të duhurat dhe me të gjitha standardet.