A infektohen më personat që kanë kaluar koronavirusin? Kjo është përgjigja që shuan çdo dyshim

85
Sigal

Sipas një studimi të ri, nga disa ekspertë nga Britania e Madhe, personat që e kanë kaluar koronavirusin nuk mund të infektohen më, madje janë të mbrojtur njësoj me ata që kanë bërë vaksinën.

Por megjithatë, sipas tyre, ekziston një dyshim i vogël që virusi mund të rikthehet, por me shenja dhe pasoja shumë herë më të vogla.

Ekspertët zbuluan se pjesa më e madhe e pacientëve kanë imunitet për të paktën 6 muaj pasi kanë kaluar sëmundjen.

Por nuk përjashtohet mundësia që këta persona mund të jenë bartës të virusit, dhe e transmetojnë atë te të tjerët.

“Infektimi i parë duket aq i mirë sa vaksina, të paktën për një periudhë 6 mujore. Kjo ndihmon në imunitetin e popullatës dhe uljen e transmetimit të sëmundjes. Ndonëse duket lajm i mirë sepse mbron njerëzit nga infektimet e tjera, nuk është mbrojtje e plotë 100%.

Po, ekziston një përgjigje imune ndaj koronavirusit për të paktën 6 muaj, por kjo nuk do të thotë se nuk ka rrezik për infeksionin pasi njerëzit mund të vijojnë ta transmetojmë.

Ne duam të theksojmë që askush nuk duhet të ndryshojë mënyrën e jetesës dhe të vijojë të mbrohet, sidomos personat që përfshihen në kategoritë më të rrezikuara”, tha udhëheqësja e studimit, Susan Hopkins.