A është zhdukur këto ditë edhe dosja me vlerë 5.7 milionë euro e blerjes së kamerave të policisë?!

569
Informacionet, thonë se Ministria e Brendshme është përfshirë nga një skandal tjetër, në prag të humbjes së pushtetit prej “rilindjes” dhe pas marrëveshjes për emërimin e ministrit teknik! Flitet për zhdukjen e dosjes së tenderit të blerjes së kamerave të policisë, të cilat paçka se u blen vetëm 20% e sasisë së tenderuar, po përdoren vetëm disa prej tyre, sa për të justifikuar tenderin miliona euro! Programi 5.7 milionë euro nuk transmeton në kohë reale gjithë filmimet që bëhen por vetëm 15-20% të tyre, blerja e kamerave është bërë 10 herë më shtrenjtë se shitja me shumicë në Indi. Projekti që u fut në zbatim për pajisjen e policëve shqiptar me kamera, gjoja për të luftuar korrupsionin e punonjësve të policisë, rezultoi jo vetëm një dështim si funksion, por edhe abuzim financiar me vlerën blerjes së tyre. Për blerjen e këtyre kamerave, nëpërmjet firmës dhe vulës së ministrit Tahiri, shteti shqiptar pagoi 5.7 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Kjo blerje u bë pa tender, pa njoftim publik, pa konkurrim ofertash, por me urdhër dhe përzgjedhje ilegale të bërë prej ministrit dhe një komisioni që nuk iu publikua e nuk i publikohet përbërja, duke hedhur hije dyshimi nëse ekziston si komision edhe në letra, apo jo! Gjithë procedura ilegale blerjes, ose më saktë e pazarit të këtyre kamerave u bë me shpejtësi sikur të ishin “prapa dere” dhe në fshehtësi të plotë, duke keq-përdorur Nenin Nr. 6, të Ligjit Nr. 9643, datë 20. 11. 2006 “Për Prokurimin Publik”, të ndryshuar me Ligjin Nr. 9800, datë 10.09.2007, me Ligjin Nr. 9855, datë 26.12.2007, me Ligjin Nr. 10170, datë 22.10.2009, me Ligjin Nr. 10309, datë 22.07.2010, me Ligjin Nr. 22/2012, me Ligjin Nr. 131/2012 dhe me Ligjin Nr. 182/2014 “Për Prokurimin Publik”, sipas të cilit ministri Tahiri paska të drejtë të bëjë blerje pa tenderim, pa garë, pa paraqitje e konkurrim ofertash, duke preferuar firmat dhe çmimet që përzgjedh ai, pa pyetur askënd në shtet! Në fakt, ministri Tahiri, ka pyetur “dikë lartë” dhe ka marrë “bekimin” për blerjen e këtyre kamerave që janë pajisje pune të biologëve, të cilat kushtuan 5.7 milionë euro!
Sigal