A e njeh Komisionin e Rithemelimit? Lindita Nikolla flet për krizën në PD: Më vjen keq që janë degraduar në atë situatë!

203
Sigal

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e ftuara në emisionin “Të vaksinuarit” që modelohet nga Aulon Kalaja ka folur për krizën brenda Partisë Demokratike.

E pyetur nëse njeh Komisionin e Rithemelimit, Nikolla u përgjigj me diplomaci se njeh të gjitha autoritetet ligjore.

E njihni Komisionin e Rithemelimit?
“Unë nuk kam tagër as autoritet për të njohur as për të mos njohur. Unë njoh grupet parlamentare, deputetët që operojnë në Kuvendin e Shqipërisë dhe njoh edhe rregulloren, Kushtetutën absolutisht për të bashkërenduar gjithë ndërveprimin, punën në komisione apo seancë plenare”, tha Nikolla.

Si kryetare kuvendi, është gjë e mirë kjo që po i ndodh opozitës shqiptare? Si kundërshtare politike…
“Besoj se nuk ka asnjë qytetar të republikës së Shqipërisë që ndihet mirë teksa sheh atë degradim të opozitës ku një pjesë e saj sulmon godinë e selisë së PD, kurse pjesa tjetër e saj mbrohet me cdo cmim duke mbrojtur godinën. Pa folur pastaj për morinë e sulmeve personale që adresohen në të gjithë ligjërimin publik që opozita ka. Nuk ndihem mirë, pasi opozita ka rolin thelbësor në jetën parlamentare në atë që është kontrolli parlamentar, opozita duhet të jetë në lartësinë e kësaj detyre për të kontrolluar që gjithçka që qeveria bën”, tha Nikolla