A e kemi kaluar pikun? Ja ç´thotë ekspertja e ISHP

185
Sigal

Shqipëria është përfshirë nga vala e tretë e pandemisë së koronavirusit. Në 100 mijë banorë rreth 3300 rezultojnë të prekur nga Covid 19.

Megjithkatë mjekja e Institutit të Shëndetit Publik Marjeta Dervishi mendon se duhet ndjekur situata dhe ditët në vijim për të thënë a e kemi kaluar pikun e kësaj vale apo jo.

“Duket sikur jemi në valën e tretë të epidemisë, duke parë që nga fillimi ecurinë e Covid në vendin tonë. Për të thënë nëse jemi në pik se themi dot në këtë moment pasi duhet që të analizojmë shifrat”, ka thënë ajo.

Personat pozitiv në raport me të dyshuarit që I janë nënshtruar testimit kanë pësuar rritje krahasuar me javët e shkuara.

Tirana, Gjirokastra dhe Lezha kanë numrin më të lartë të të infektuarve në raport me popullsinë.

Një përhapje të tillë të Covid 19 specialistët e lidhin dhe me praninë e varianteve të reja të koronavirusit. Megjithëktë kjo mbetet ende dyshim pasi në Institutin e Shëndetit Publik nuk kanë mbërritur përgjigjet e mostrave të dërguara për analiza në Londër.