A do të ketë një mbyllje totale në dhjetor? Ja si përgjigjet Silva Bino

321
Sigal

Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik Silva Bino tha sot se çdo person që dyshohet për koronavirus duhet të izolohet që në fillim, pavarësisht testimit apo jo.

E pyetur nëse do kemi një karantinë totale në muajin dhjetor, Bino tha se s´mund të bëjë parashikime, ndërsa shtoi se me masat që po ndërmerren do të matet impakti.

“Përgjegjshmëria për parandalimin e Covid 19 është jo vetëm shtetërore, por edhe individuale. Në bashkëpunim me qytetarët”, shtoi ajo.

Komiteti Teknik i Ekspertëve në një komunikim për median bëri të ditura masat e fundit që do të ndërmerren me qëllim parandalimin e COVID19.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, prof. Mira Rakacolli tha se Komiteti Teknik i Ekspertëve propozon mbylljen e aktiviteteve të bareve dhe restorante dhe kufizimin e lëvizjeve pas orës 22:00 deri në 06:00 të mëngjesit.