A do të ketë një hetim të detajuar si po ndërtohen kullat në Tiranë?

325
Sigal

Të gjithë e dimë që këto kulla po ndërtohen dhe lartësohen me para të pista, para në dorë (cash) në çanta. Së fundi, del në pah që po ndërtohen me para të Ndragheta-s, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Nëse lehtësisht analizohen bilancet e kompanive ndërtuese dhe nënkontraktorëve të tyre do të shihet qartë që shumica e transaksioneve janë bërë me para në dorë ose me klering dhe aspak në rrugë bankare.

Emrat dhe lidhjet e këtyre kompanive fliten në çdo tavolinë, por vetëm prokuroria, apo i famëpaku SPAK nuk i dëgjon.

Shqipëria është kthyer në një lavatriçe të madhe.

Por, kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse ajo që duhet patjetër të gjejmë është që fajin e ka Holanda ose Saliu, prandaj Europa nuk na i hap dyert.