9 muaj pa energji elektrike, protestojnë 200 familje në Kamëz. PD: Shpërfillje e qeverisë

517
Afro 300 familje që janë në terr energjitik prej 9 muajsh, protestuan sërish sot në Institutin Bujqësor, Kamëz. Familjet mes të cilëve të moshuar e fëmijë të sëmurë jetojnë në kushte shumë të rënda dhe pa mundësi shërbimesh. Në mbështetje të protestës, ishte sot edhe deputetja demokrate Mimoza Hajdarmataj, e cila tha se është jonjerëzore që qeveria, ministria e Energjetikës, nuk po i jep asnjë zgjidhje situatës së krijuar. “Si deputete që përfaqësoj prejardhjen e këtij komuniteti dhe si anëtare e komisionit parlamentar të veprimtarisë prodhuese që merret me çështjet energjetike i bëj thirrje ministrit të energjetikës të gjejë një zgjidhje sa me pare, sepse janë me qindra gra e fëmijë, invalidë dhe të sëmurë që vuajnë në terr.

 Këta njerëz kërkojnë të paguajnë dritat si të tjerët, sipas standardeve ligjore, por shteti nuk ngre kushtet për matjen e konsumit. Është një shpërfillje arrogante e ministrisë, e strukturave shtetërore ndaj këtij komuniteti, të cilin nuk vjen ta takojë e dëgjojë asnjë zyrtar”, tha Hajdarmataj. Gratë dhe nënat thanë se nuk mund të kryejnë nevojat më minimale për vete dhe familjet e tyre, ndërkohë që ka shumë invalidë dhe të moshuar që vuajnë mungesën e dritave për kurim mjekësor. Prindër të tjerë shprehën shqetësimin se fëmijët nuk po ndjekin shkollën pasi nuk arrijnë dot të mësojnë nga mungesa non¬stop e rrymës elektrike.
Sigal