81 pacientë me COVID shtrohen në spital në 24 orë

250
Sigal

81 persona të prekur nga korona virusi janë shtruar në 3 spitalet COVID vetëm në 24 orë. Shifrat i ka zbuluar kreu i Urgjencës Kombëtare në një intervistë televizive.

165 vizita në banesë për COVID, 81 janë shoqëruar për në spital dhe 84 iu është dhënë ndihma në banesa”.

Që prej fillimit të qarkullimit të virusit në vendin tonë vetëm nëpërmjet Urgjencës Kombëtare janë shoqëruar për në dy spitalet COVID 5221 persona të infektuar, por Brataj thotë se totali i shtruarve në këto 9 muaj është shumë herë më i lartë.

5221 janë dërguar vetëm nga 127, po janë dërguar dhe nga mjeku i familjes, urgjencat dhe shkon  rreth 10 mijë, hiq 700 e ca te vdekur , hiq 439 të shtruar pjesa tjetër janë shëruar”.

Pacientët që shërohen dhe duhet të lënë spitalin sipas Bratajt shoqërohen për në banesë me autoambulancat e 127 apo dhe të spitaleve të rretheve nga vijnë. Që prej fillimit të epidemisë së CVOID në vendin tonë janë infektuar  33.556, prej të cilëve 16.610 janë ende aktiv ndërsa 716 kanë humbur jetën.