Sigal

Paralelisht me protestën e madhe që po zhvillohet përpara ministrisë së Arsimit në kryeqytet, edhe studentët e Universitetit të Shkodrës, Luigj Gurakuqi, mëngjesin e kësaj të shtunë kanë vijuar protestën.

Pavarësisht nga shiu i madh, qindra të rinj janë mbledhur sërish në sheshin ‘2 Prilli’ dhe kanë deklaruar, se nuk do të ndalen deri në plotësimin e të gjithë kërkesave të tyre. Studentët e Luigj Gurakuqit përveç solidarizimit me kërkesat e protestës në Tiranë kërkojnë edhe uljen e notës mesatare në shkollë, sponsorizimin nga buxheti i Universitetit të Shkodrës i ekspeditave shkencore, si dhe vendosjen në efektivitet të plotë të godinës së re brenda janarit të vitit 2019.