78 vjeçari në Krujë vetëplagoset me çifte

271
Sigal

Një i moshuar, 78-vjeçar është transportuar në spital i gjakosur, me plagë ārme gjahu.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm dhe shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, dyshohet se është vetëplāgosur me çiftanesë.

Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Krujë/ Informacion paraprak

Më datë 02.09.2020, rreth orës 08:10, dyshohet se është vetëplāgosur me çifte në anesën e tij, shtetasi F. V., 78 vjeç, banues në Borizanë, Krujë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Krujë, për veprime të mëtejshme.