75-vjet histori drite në Geghysen- “Nderi i Kombit”

1971
Sigal

Në vitin 1963 shkolla e Geghysenit mori emrin e Dëshmorit geghysenas Sherif Nuh Gjonaj, emër të cilin e mban edhe sot

(Me rastin e 7 Marsit dhe 75-vjetorit të çeljes së shkollës së parë shqipe në Geghysen 1945)

Nga Gëzim Prengzi 

Geghyseni, fshati që sot krenarisht mban titullin e lartë “Nderi I Kombit”,akorduar nga Presidenti i Republikës në qershor 2017,përveç vlerave të çmuara historike në breza,duke u shquar në të gjitha lëvizjet për liri e pavarësi duke dhënë 44 Dëshmorë,është shquar në përpjekjet për arsim e kulturë duke patur bindjen se arsimimi është armë e fuqishme në rrugën drejt progresit shoqëror e kombëtar.

Çlirimi i Atdheut e gjeti Geghysenin në gjendje të mjeruar arsimore,analfabetizmi ishte në shkallë të lartë,vetëm pak njerëz mësuan pak shkrim e këndim një njësitë e luftës çlirimtare. Pas çlirimit përpjekjet për të përhapur arsim shqip ishin parësore,por vështirësitë ishin të gjithanshme,mungesa e ambienteve për shkolla dhe mësuesit ishin evidente.

Geghysenasit që në fillim treguan etjen dhe dëshirën për arsimim. Drejtuesit e fshatrave Selimaj e Lekurtaj filluan të interesohen për gjetjen e një ambienti ku do të fillonte mësimi.Thirrjes së fuqishme që vinte nga Rilindja Kombëtare se, “Nëse do të mbjellësh për një vit,mbill misër e grurë.

Nëse do të mbjellësh përgjithmonë,mbill arsim e kulturë”, geghysenasit i dhanë kuptim nga mesi i tetorit 1945,kur në shtëpinë e Qerim Kadri Mulgecit nisën rrugën e dijes rreth 30 nxënës të moshës 10-16 vjeç dhe të gjithë ishin djem. Mësuesi i parë ishte “Mësuesi i Popullit” Zenun Ram Margjeka.Më pas u hap shkolla fillore edhe në Selimaj me mësues Isa Bajraktari me 25 nxënës në shtëpinë e Osman Col Musajt e më pas në shtëpinë e Bajram Bel Rexhajt.

Fillimi ishte i vështirë,mungonin baza materiale e didaktike dhe kushtet më elementare për zhvillimin e mësimit,por puna këmbëngulëse e mësuesve dhe etja për arsim e dije,përkushtimi i prindërve bënë që shumë nxënës e mbaruar për dy vite shkollën fillore duke marrë nga dy klasa njëherësh. Nxënësit e parë që filluan mësimin në teto 1945 ishin: Adem Bajram Osmani, Brah Ali Gjonaj,  Osman Ali Musaj, Elez Qerim Lamnica,5.Brah Ali Prengzi, Qazim Brahim Osmani, Zeqir Hamëz Lamnica, Miftar Nezir Gjonaj,  Çaush Sejdi Prengzi, Mehmet Ali Prengzi, Hamit Qerim Mulgeci, Isa Ali Mulgeci, Skënder Haxhi Mulgeci, Sali Shpend Nikoçi, Sylejman Zeqir Mulgeci, Zenel Met Ismailgeci, Zeqir Ram Mulgeci, Hysni Adem Mulgeci, Abdullah Avdi Nikoçi, Isuf Sadik Ismailgeci, Imer Bajram Demushi, Sadik Shaban Demushi, Halil Peshk Demushi, Avdi Syl Pepniku, Adem Arif Nikoçi, Musa Hamëz Demushi, Idriz Zeqir Mulgeci, Brahim Abaz Nikoçi, Xhafer Hoxhë Dushaj, Sali Shpend Ismailgeci.

Për disa vite mësimi vijoi në disa shtëpi për arsye të ndryshme,nga Qerim Kadria pastaj kaloi në shtëpitë e Malush Zeqirit,Ram Zog Mulgeci t e Shpend Qerim Prengzit. Në vitin 1946 u ndërtua një shkollë me dy dhoma mësimi në Ismailgecaj afër përroit të Madh ku mund të vijonin mësimet nxënës nga Lekurtajt e Selimajt,ndërkohë që numri i nxënësve u rrit çdo vit e më shumë. Lufta për zhdukjen e analfabetizmit mori përmasa të mëdha, ku jo vetëm ata që kishin moshën e shkollës,por edhe ata që kishin në moshë të pjekur iu nënshtruan kurseve kundër analfabetizmit dhe u arrit që në vitin 1955 të zhdukej analfabetizmi.

Kalimi në arsimin 7-vjeçar të detyruar bëri që në vitin 1952-1953 të çelej shkolla 7 vjeçare në Geghysen, të cilës i vihet emri “Bajram Curri”, në të cilën mësonin rreth 80 nxënës numri i të cilëve rritej çdo vit. Në 1956-1957 kjo shkollë u zgjerua deri në 7 ambiente mësimi me 5 mësues në ciklin e lartë dhe 2 mësues në fillore. Në këto vite dhanë kontributin e tyre mësues nga rrethet e tjera e nga fshatra të tjera të rrethit Tropojë,disa prej tyre ishin, Tomor Mukja, Viktor Kodheli, Karlo Marlekaj, Ernest Velaj, Syl Saraçi, Lorenc Mazi,Zyhdi Rroji, Anton Gjeka,Gëzim Muja, Enver Zylaj, Asllan Kadia, Mark Gjuraj,Tonin Lukaj, Gaspër Mirushi, Xhevat Velikaj, dhe mësues tropojanë si,Gjon Jaha, Gjokë Doshi, Ndue Gjoka, Nik Lepuri,Zef Tahiri,Musli Dollapi,Idriz Margjeka,Mehmet Margjeka, Shpresa Margjeka, Nikoll Ramaj.

Në vitin 1959-1960 u ndërtua shkolla në Breg të Geghysenit,  numri i nxënësve tashmë ishte rritur sepse vinin nxënës nga Lekurtajt, Selimajt dhe Gria. Tashmë edhe nga Geghyseni kishin mbaruar shkollat pedagogjike disa mësues nga Geghyseni të cilët dhanë mësim në vendlindje por edhe në fshatra të tjera të rrethit. U jemi mirënjohës gjithmonë detyre pishtarëve të dijes që për dekada me radhë përgatitën gjenerata nxënësit cilësorë që më vonë mbaruan shkollat e mesme e të larta.

Mbeten njerëz e edukatorë të nderuar e të vlerësuar mësuesit e parë nga Geghyseni, Elez Qerimaj, Ram Zeqaj, Hysni Mulgeci, Musa Xhema, Isa Mulgeci, Zmajl Xhema,Zmajl Sokoli, Xheladin Gjoni, Maxhun Gjoni, Haxhi Gjoni,Hazir Mulgeci, Brah Gjoni,Skënder Mulgeci etj. Në vitin 1963 shkolla e Geghysenit mori emrin e Dëshmorit geghysenas Sherif Nuh Gjonaj, emër të cilin e mban edhe sot. Në vitet ’60-të arsimi bëhet 8 vjeçar….

…Vitet 1960-të, ’70-të

…Vitet ’60-të, ’70-të për shkollën e Geghysenit janë vite të arta, shkollat numëron mbi 300 nxënës, stafe pedagogjike të përgatitura,pajisja e shkollës me bazë materiale e didaktike dhe kabinete të ndryshme. Numri i madh i nxënësve që mbaronin 8 vjecaren vazhdonin arsimin e mesëm e mjaft prej tyre arsimin e lartë. Vitet ’90-të me gjithë vështirësitë,u arrit të zhvillohej mësimi normalisht,ndonëse si kudo në zonat rurale emigrimi çoi në rënien e numrit të nxënësve dhe largimi i një pjese të mësuesve nga vendlindja.

Megjithatë interesi për arsimimin vazhdoi në traditën e mëparshme. Është e pamundur brenda një shkrimi të përshkruash udhën plot suksese 75 vjeçare të kësaj shkolle. Rezultatet flasin shumë,sot numërohen rreth 200 intelektualë të fushave të ndryshme,figura të spikatura në rang kombëtar nga ky fshat e fshatrat e tjera që mbaruan mësimet këtu, e qindra kuadro të mesëm.

Një numër i madh nxënësish mbi 1000 vijuan mësimet këtu, një numër i madh mësuesish e drejtuesish. Shkolla e Geghysenit pati fatin të drejtohej nga arsimtarë nga më të mirët nga rrethe të tjera,nga mësues tropojanë e geghysenas nga më të njohurit. Në 75 vitet udhëtim në arsim shkollën e Geghysenit e drejtuan këta drejtues: Zenun Margjeka, Ernest Velaj, Zyhdi Rroji, Tomor Mukja, Karlo Marlekaj, Xhevat Velikaj, Mehmet Margjeka, Isa Mulgeci, Muharrem Ndoçi, Gjokë Doshi, Gjon Jaha, Nikoll Ramaj, Ibrahim Lamnica, Fran Bushgjoka, Kadri Basha, Zenel Imeraj,  Ndok Sokoli, Shpend Kuca, Florie Lushaj, Sherif Mulosmani, Sadri Ponari, Halil Zeqaj, FeratPonari, Bislim Demushi, Agim Demushi, Isa Nikoçi, Elez Imeri, Sadri Oruçi, Gëzim Ismaili,.Bedrı Tare.

Gjithashtu një numër shumë i madh mësuesish që nuk mund të përmenden të gjithë për arsye të formatit, por të evidentuar në historikun e shkollës,të gjithë janë të nderuar dhe u jemi mirënjohës për kontributin e tyre në arsimimin e brezave.

Janë këto arritje…

Janë këto arritje të 75 viteve dritë në arsimin e fshatit Geghysen që na nxitën të festojmë jubiletë e saj.Kemi kremtuar 60 vjetorin e kësaj shkolle në vitin 2005, por mbetet i paharruar 70 vjetori I kësaj shkolle në shtator 2015.

Grupi organizator i përbërë nga Sadri Oruçi,Hysni Osmanaj,Gëzim Prengzi,Saimir Kalbaj,Shpend Nikoçi,të ndihmuar nga intelektualë e nga komuniteti i Geghysenit,ish nxënës e mësues,ngritën edhe muzeun e shkollës,I pari në rrethin e Tropojës. Ajo ditë mbetet e paharruar për veprimtaritë e organizuara dhe inaugurimin e muzeut çka ishte edhe qershia mbi tortë.

Tani jemi në prag të përvjetorit të 75-të të çeljes së saj. Shpresojmë ta vazhdojmë traditën e mirë.