736 të plagosur në rrugë në 7 muaj

352
Sigal

Aksidentet rrugore në 7-të mujorin e parë të këtij viti, ka lënë të plagosur 736 persona, mes tyre edhe në gjendje të rëndë. Eksperti  Sigurisë Rrugore, Gëzim Hoxha, thotë se kujdesi në rrugë duhet shtuar dhe sipas tij në zonat e banuara, duhet më shumë vëmendje. ”Këtu jemi në një qendër të banuar. Shpejtësia e lejuar është 40 kilometra në orë. Enti pronar i rrugës dhe ligjvënësi, qëllimisht e ka vendosur këtë shpejtësi 40 km/h, që të rritet kujdesi tek drejtuesit e mjeteve me qëllim që të mos bëjnë aksidente, sepse në qendrat e banuara, ka njerëz të sëmurë, njerëz të pirë, me probleme, njerëz të moshuar, dhe ligjvënësi prandaj e ka vënë këtë, që të bëhet kujdes për të ruajtur jetët e njerëzve”.