72-vjeçari godet me sende të forta të vëllanë duke e bërë për spital

622
Sigal

Një 72-vjeçar është arrestuar në Lushnje pasi ka rrahur të vëllanë dhe shkak mësohet se është bërë konflikti për pronën.

Mësohet se i moshuari ka goditur me sende të forta vëllain e tij, shtetasin me inicialet SH.G, 67-vjeç i cili ndodhet momentalisht në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e stafit mjekësor.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan shtetasin:

A.G, 72 vjeç, banues në Lushnje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive pronësie ka goditur me sende te forta vëllain e tij, shtetasin Sh.G, 67 vjeç i cili ndodhet në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje”, njofton Policia.