71-vjetori i Çlirimit, krerët e shtetit zhvillojnë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve

511
Me rastin e 71-vjetorit të Çlirimit të atdheut, në Varrezat e Dëshmorëve janë mbajtur homazhe në nder të atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit nga okupatorët nazifashistë.
Në ceremoninë shtetërore të organizuar me këtë rast, ishin të pranishëm krerët e shtetit, presidenti Bujar Nishani, kryeministri Edi Rama, ministrja e Mnrojtjes, Mimi Kodheli, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj si funksionarë të ndryshëm dhe deputetë.
Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjo Veliaj vendosi kurora me lule në Varrezat e Dëshmorëve gjatë homazheve të sotme.
Sigal