71-vjeçari italian gjendet i pajetë në dhomën e hotelit në Kamzë, dyshimet e para

230
Sigal

Një 71-vjeçar italian është gjetur i pajetë në një hotel në zonën e Kamzës mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.S. është gjetur në dhomën e hotelit ku qëndronte.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tyre. Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e arrestit kardiak.

Njoftimi i policisë:

Me datë 08.12.2021, në një hotel në Kamzë, nga shërbimet e hotelit, është gjetur në dhomë pa shenja jete, shtetasi italian A. S., 71 vjeç.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet për arrest kardiak.