67-vjeçarja gjendet e pajetë në banesë, policia shoqëron djalin e saj

276
Sigal

Gjendet e pajetë në banesë një grua 67 vjeçare. Policia e Tiranës bën me dije se vīktima është shtetasja me inicialet V.R., e cila jetonte në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë.

Sipas policisë, gruaja jetonte vetëm me djalin e saj.

Ne trup nuk janë konstatuar shenja dhūne, por policia ka shoqëruar në komisariat djalin e saj, shtetasin J.Z., 45 vjeç, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasja V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhūne.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali vīktimës) u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.