61-vjeçari denoncon dhunën e patrullës së policisë

523
Sigal

Një 61-vjeçar nga Korça pretendon se është dhunuar nga patrulla e policisë së qarkullimit. Albert Shkëmbi, ka treguar se ka qenë pasagjer në një mjet, të cilin e ndaloi policia, duke i kërkuar më pas 61-vjeçarit që të shkojë me ta.

Sipas Shkëmbit, pasi ai kishte refuzuar të shkonte me ta, pasi kishte qenë pasagjer dhe jo shofer në mjet, ishte dhunuar më pas nga policët.

“Më dhunuan dy policët e patrullës. Më goditën me radio dhe me grushte. Më thyen edhe krahun”, ka thënë ai.

61-vjeçari po trajtohet në repartin e terapisë ditore në spitalin e Korçës, ndërsa ka pësuar dëmtime nga goditjet në kokë dhe në dorë.