6 mijë euro 1 diplomë në shtet 16 mijë paund 1 vizë angleze !

164
Sigal

Skandali: Pedagogët e universiteteve duhet të futen në vetting, pasi radhiten ndër më të pasurit, pas zyrtarëve të lartë të shtetit duke u klasifikuar si njerëz që hanë me lugë floriri, dhe gëzojnë  pasuri të patundshme në miliona euro. Me 6500 euro bëhesh me diplomë shteti, në fakultetin ekonomik. Mjaftojnë disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma. Ndërsa me 16 mijë paund sekseri i arrestuar edhe para dy vitesh për mashtrim, të pajis me viza angleze! Ja investigimi

Analfabetët me diploma “shkencëtarësh” kanë uzurpuar zyrat e shtetit

“Skandali: Me 6 mijë euro të bën me diplomë shteti, në çdo degë të mundshme. Mjaftojnë disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma ,pa u paraqitur ansnjëherë në universitet dhe pa bërë as edhe një orë mësim. Kurse studentët e sapo diplomuar që nuk marrin diplomën me klering duhet të presin edhe mbi 6 muaj për të marrë në dorëzim kartonin”

Skandali i mëposhtëm me shit-blerjen e diplomave në Fakultetin Ekonmik është rast i ripërsëritur që i çjerrë maskën totalisht këtij sistemi të kalbur nga korrupsioni, duke nisur nga plagjiatura e vetë dekanit të Ekonomikut, Dhori Kule dhe fenomeni i firmave për pazare diplomash dhe gradash. Përpos nismave të qeverisë që me dhënien më PPP të institucioneve arsimore duan të degradojnë në OJF universitetet shtetërore, problematikë tejet shqetësuese mbetet dhe falsifikimi i diplomave që rënon arsimin shqiptar dhe hedh poshtë mundin e atyre studentëve, sidomos të rretheve që sakrifikojnë për t’u shkolluar mes kushteve skandaloze të konvikteve dhe burokracive të universiteteve, që nisin që te arroganca e sekretareve dhe herë e mësimdhënësve. Pedagogët e universiteteve flitet se radhiten si ndër më të pasurit, pas gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve të lartë të shtetit duke u klasifikuar si njerëz që hanë me lugë floriri, apo kanë pasuri të patundshme në miliona euro.

Shteti ka vite që paguan me para taksapaguesish “drejtorë intelektualë, zyrtarë, kryetarë, deputetë, zv/ministra dhe ministra” me rroga të majme, vetëm sepse ata janë të pajisur me një diplomë të tillë që flitet  të jetë blerë në vlera të majme në universitetet tona publike.

Të gjitha këto “diploma” duhet të jenë patjetër objekt i punës së organeve policore dhe hetimore, pasi janë pasojë e një veprimtarie,që e ka vënë njollën e turpit duke krijuar “shtet falco” tek diplomat falco. Jo amnisti, por “Veting” për këto diploma, me objektivin e vetëm për të pastruar administratën publike nga analfabetët.

Njohja e diplomave false si të rregullta është një tallje e madhe me intelektualët, akademikët, profesorët, mësuesit, shkencëtarët, inxhinierët, ekonomistët, gjuhëtarët, diplomatët e karrierës dhe ushtarakët madhorë e ata të thjeshtë, mbasi shteti i tyre i detyron të kenë kolegë e shefa analfabetë, të pajisur me diploma kleringu, të blera dhe shkëmbyera në universitetet mejhane. 

Telegraf pyeti disa studentë të universiteteve publike , të cilët nxorën në pah një tjetër skandal, ku  edhe studentët e sapo diplomuar duhet të presin edhe mbi 6 muaj për të marrë në dorëzim kartonin, për diplomat që blihen lehtësisht sipas rastit të mëposhtëm mbaron punë për 3 muaj.

Një rast është bërë publik dhe nga Fiks Fare, të cilin po e paraqesim më poshtë si shembull që vërteton edhe njëherë katrahurën, të cilën analizuar më lart lidhur me universitetet publike.

“Shteti ka vite që paguan me para taksapaguesish “drejtorë intelektualë, zyrtarë, kryetarë, deputetë, zv/ministra dhe ministra” me rroga të majme, në vend të Vettingut për diploma falco, që njohja si të rregullta është një tallje e madhe me intelektualët.”

Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për mashtrim në vitin 2020, ku në emër të një shoqate arriti të mashtronte disa persona dhe të përfitonte rreth 12 milionë lekë, vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.

Kësaj radhe, skema është ajo e marrjes së diplomave kundrejt parave në Universitete Shtetërore. Diplomë pa u paraqitur asnjëherë në universitet dhe pa bërë as edhe një orë mësim. 6.5 mijë euro për Bachelor dhe 5.5 mijë euro për Masterin. Por sekseri premton gjithashtu se nxjerr edhe viza angleze kundrejt pagesës, që varion nga 12 mijë paund deri në 16 mijë paund.

Për atë, është e rëndësishme t’i jepen disa dokumente dhe para paradhënie, kështu sipas tij çdokush që i bën këto mund të marrë një degë që do. Bregasi erdhi në Fiks Fare si denoncim i një qytetareje, e cila kishte bërë një takim më parë me të dhe i ishte premtuar diplomë. Gjithashtu, ai i kishte kërkuar denoncueses edhe klientë të tjerë për të siguruar diplomën kundrejt pagesës pa kryer as edhe një ditë mësim.

Fiksi solli me zë dhe figurë takimet e Bregasit me denoncuesen dhe bashkëpunëtorë të emisionit. Ai tregon se diplomën e merr në shtet, mjafton që t’i thonë degën dhe t’i paguajnë paratë. Në bisedat me bashkëpunëtorët e Fiksit Bregasi kërkon që të bëjë bashkëpunëtorë, kështu nëse një diplomë për të kushton 3500 euro, duhet të marrin 5500 euro që të përfitojnë nga 1000 euro. Sipas tij, duhen disa dokumente dhe paratë të paguhen në fillim, pastaj për 3 muaj del diploma. Madje, ai këmbëngul se diploma mund të verifikohet në sekretari dhe të kuptohet që nuk është e rreme.

Por në asnjë moment, në të gjitha bisedat edhe pse gazetarët këmbëngulin për një përgjigje se me kë bashkëpunon për të bërë diplomat ai nuk tregon, madje thotë se nuk thuhen këto gjëra, dhe duhet të jenë shumë sekrete. Në takimin e dytë me bashkëpunëtoren e Fiksit ai kërkon që kjo e fundit të gjejë sa më shumë njerëz që të blejnë diploma dhe se nuk kanë përse takojnë zotërinë, por vetëm vajzën.

Në bisedë e sipër, sekseri shtron edhe pyetjen nëse dikush ka nevojë për vizë angleze edhe ato ai i ofron. Personi mua më kërkon 8 mijë paund për një vizë, sesa marrim ne pastaj sipër kësaj shume ndahet mes nesh, se 12 , se 14 apo 16 janë tonat“, shprehet ai. Për vizën lihet një kapar që përkon me shifrën e 3.5 mijë paund. Për të gjithë të interesuarit, si për diplomë apo edhe për vizë, garancia e vetme është një deklaratë me shkrim dore ku thuhet se ‘unë filani dhashë kaq para’.