6 ekspertë të huaj sigurie kontrolle për standartet e pistës në aeroportin e Rinasit

511
Sigal

6 ekspertë të huaj kanë mbërritur sot në Aeroportin “Nënë Tereza” për të kontrolluar sigurinë pistën e aeroportit ndërkombëtar. Autoriteti i Aviacionit Civil, ka njoftuar se në fokus të kësaj vizite teknike është analizimi i kushteve të sigurisë së pistës si dhe marrja e masave të nevojshme për të parandaluar aksidentet apo incidentet e lidhura me pistat e avionëve.

Ekspertët janë pjesë e Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil dhe përgjatë 4 ditëve do të zbërthejnë të gjithë zinxhirin përbërës të dokumentacionit, programeve, planeve, zbatimin e rregullave si dhe analizimin e rreziqeve.

Në fund të kësaj vizite do kemi një raport të detajuar me hapa konkret për të garantuar që standardi më i lartë ndërkombëtar është duke u zbatuar edhe në Rinas.

“Kishim kohë që koordinonim me Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO) një vizitë në Tiranë të ekspertëve të sigurisë në operim të pistave të aeroporteve. Kjo fushë specifikisht teknike lidhe më masat efektive të nevojshme për të parandaluar dhe/ose reduktuar aksidentet apo incidentet e lidhura me pistat e avionëve. Përgjatë 4 ditëve në Tiranë do të zbërthejnë të gjithë zinxhirin përbërës të dokumentacionit, programeve, planeve, zbatimin e rregullave, analizimin e rreziqeve, zgjidhja e tyre etj. në lidhje me sigurinë në operim të pistës. Në fund të kësaj vizite do kemi një raport të detajuar me hapa konkret për të garantuar që standardi më i lartë ndërkombëtar është duke u zbatuar edhe në Rinas”, thuhet në njoftimin e Aviacionit Civil Shqiptar.