555-vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Meta: Simboli ynë më përbashkues në mbrojtje të lirisë

107
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përkujtuar 555-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, duke e konsideruar si “shqiptarin më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë”.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se ditën e sotme përkujtohen veprat përbashkuese të Skënderbeut, ndërsa shton se ai do të mbetet “përherë krenaria dhe lavdia jonë”.

“Në 555-vjetorin e kalimit në përjetësi të Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, “shqiptarit më të gjallë ndër shqiptarët e gjallë” nderojmë sot kujtimin dhe veprën frymëzuese të simbolit tonë më përbashkues në mbrojtje të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe identitetit tonë kombëtar.

Përcaktuesi vendimtar i përkatësisë tonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar do të mbetet përherë krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!”, shkruan Meta në Facebook.