“53 rastet e dyshuara rezultuan negativë”, Ministria e Shëndetësisë: Shqipëria mbetet ende e paprekur nga koronavirusi

336
Sigal

Përfaqësuesja e Task-Forcës së ngritur nga Ministria e Shëndetësisë për COVID-19, Eugena Tomini, tha se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar tre raste të dyshuar, të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë.

“Në 24 orët e fundit kemi pasur vetëm 3 raste të dyshuar, të cilët rezultuan negativë. 53 raste në total janë dyshuar, por kanë rezultuar të gjithë negativë. Në 24 orët e fundit në të gjitha pikat kufitare kanë hyrë mbi 17 mijë udhëtarë, ku është monitoruar temperatura për të gjithë. Ministria e Shëndetësisë rekomandon udhëtarët, që kanë pasur kontakte me persona të infektuar, të vetëkarintohen për 14 ditë”, tha Tomini.