50-vjeçari nga Tirana i fiksuar pas rrjeteve sociale, përndjek gruan në mënyrë të vazhdueshme

681
Policia e Tiranës bën me dije se ka nisur hetimet për një 50-vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një të re.
Siç bëhet e ditur, 50-vjeçari me iniciale M.P, prej kohësh e ngacmonte përmes rrjeteve sociale 26 vjeçaren me inicialet R.L banuese në Tiranë.
Lidhur me këtë ngjarje, blutë e Tiranës pasi kanë bërë verifikimet e para, kanë dërguar çështjen në pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkelje të nenit 121.a të Kodit Penal.
Njoftimi i policisë:
Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P, vjeç 50 banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet rrjeteve sociale ka përndjekur shtetasen R.L, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal
Sigal