50 mijë euro në çantë, ndalohet italiani në Durrës

664
Policia e Durrësit bën me dije se ka nisur procedim penal ndaj një 61-vjeçari nga Italia.
Siç mësohet, procedimi penal për të moshuarin me iniciale A.G, nisi pasi në Pikën e Kalimit Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën e tij iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere”.
Sigal