“50 € çdo porosi”/ ‘Madona shqiptare’ zbulon çfarë fshihet pas kërkesës së Zogut: I jepnin ata që donin të bëheshin të famshëm, na zë frika të bëjmë pushime! Iva: Unë s’pagova (VD)

527
Në një lidhje live me Skype nga Zvicra, Shabani u shpreh se çdo këngëtar që donte të promovohej, i jepte këtë pagesë Hermesit për intervistën.
Sigal

TIRANË– Elda Shabani, e njohur ndryshe si Madona shqiptare është shprehur se 50 euroshi që ka dalë nga përgjimet e prokurorisë në lidhje me Hermes Nikajn, kishte të bënte me pagesë këngëtarësh për intervista. Në një lidhje live me Skype nga Zvicra, ne emisionin “Shqipëria live”, Shabani u shpreh se çdo këngëtar që donte të promovohej, i jeptë këtë pagesë Hermesit për intervistën.

Biseda në studio

Elda Shabani: Dëgjova diçka për atë 50 euroshin. E kam dëgjuar nga Hermesi por për punë intervistash. Domethënë artistët që nuk ishin shumë të promovuar kërkonin ndihmë nga Hermesi. Merrte një lloj pagese simbolike, jo gjithmonë por që të promovonte këta këngëtarët që nuk ishin shumë të famshëm.

Flori Gjini: Po ti Iva ke dëgjuar për këtë lloj pagese?

Erjona Rusi: Ti vetë ke marrë ndonjë pagesë, kur Hermesi të ka siguruar ndonjë intervistë?

Iva Aliko: Absolutisht jo, s’kam bërë kurrë pagesa të tilla. Por aristët e paafirmuar, jepnin, sepse ishte puna e tij. Për punën e tij. Besoj se për këtë gjë janë përgjimet.

Babai i Hermes Nikajt: Unë s’i drejtohem dot njerëzve të mëdhenj sepse gjykatat janë të pavarura, por Hermesi nesër duhet të dalë nga burgu. Kot po mbahet.

Elda Shabani: Unë mendoj që këto përgjime, janë shkrime të gazetarëve. Pas tyre kam pasur probleme dhe me bashkëshortin. Nuk e di pse i bëjnë këto gjëra. Kam menduar edhe ti hedh në gjyq. Bashkëshorti im u çudit sepse Hermesin e kam takuar vetëm me vajzën time përdore. Po s’ka lidhje, unë mund të pi kafe me artistë. Na zë frika të vijmë me pushime dhe të pimë kafe. Ku di unë. Njerëzit ndoshta janë bërë kriminela. Kur kthehemi lexojmë bomba.

Elda Shabani, u përfol nga mediat se ishte pjesë e grupit të Zogut të Tiranës. Në një raport vëzhgimi, këngëtarja rezulton se është takuar me Zogun, por deri më tani, nuk ka asnjë përgjim që e implikon atë si pjesë e rrjetit të Nikajt. Nikaj u arrestua bashkë me tre persona të tjerë pas një hetimi për shfrytëzim dhe ushtrim prostítucíoni në qendrat estetike dhe klubet e natës. Në dëshminë e tij, mësohet se ‘Zogu i Tiranës’ ka mohuar gjithçka duke u shprehur se të gjitha aktivitetet e kryera janë bërë me dëshirë dhe nga dëshira për të eksploruar. Ai ka mohuar të jetë tutor apo të ketë marrë pagesa në këmbim të sèksit të ofruar.

Elda Shabani, në një komunikim ka shprehur indinjatën që disa media, kanë abuzuar me dosjen e prokurorisë, dhe sipas saj i kanë përdorur emrin duke e përfshirë në një histori që këngëtarja thotë se nuk ka lidhje me të.