5.000 lekëshi mbulon 65% të vlerës së parasë në treg

209
Sigal

Banka e Shqipërisë argumenton se që nga hyrja në treg e prerjes 5.000 lekë, më e madhja deri më tani ajo mbulon mbi 65% të vlerës së parasë në qarkullim.

Është kjo një nga arsyet pse banka gjykoi të arsyeshme të hedhë në treg një prerje më të madhe, siç është ajo 10.000 lekë. Ervin Sahatçiu, nga Departamenti i Emisonit në Bankën Qendrore, i ftuar në emisionin “E-ZONE” në Vizion tha se një prerje më e madhe do të lehtësonte transaksionet e qytetarëve dhe koorporatave.

“Ekonomia kishte nevojë për këtë prerje të re më të madhe. Monedha 5.000 lekëshe ka treguar se po përdoret masivisht, mbi 65% të vlerës së parasë në qarkullim, ndaj një prerje më e madhe do të lehtësonte transaksionet e qytetarëve dhe koorporatave”.

Kartmonedhat e reja u prodhuan në Francë dhe janë në përbërjen e tyre material 100% pambuk. Prerja e re 1.000 lekë që do të zëvëndësojë atë aktualen, do të gjejë përdorim më të shpëjtë nga qytetarët sesa kartmonedha më e madhe prej 10.000 lekësh.