40-vjeçarja e pastrehë gjendet e pajetë në Durrës, dyshimet e para

218
Sigal

Një 40-vjeçare e pastrehë është gjetur e pajetë në Durrës, në një automjet të parkuar prej kohës që nuk ishte funksional.

Policia njofton se nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 13.09.2021, në lagjen nr.4, Durrës, në një mjet të parkuar prej kohësh (në gjendje jofunksionale), është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar rreth 40 vjeçe, (endacake).

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe identifikimin e viktimës.