Sigal

Një 40-vjeçar nga Skrapari është prangosur nga policia, pasi ka ngacmuar seksualisht një grua dhe më pas ka goditur edhe bashkëshortin e saj me grushte.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Skrapar.

Burime nga policia lokale thanë se ndaj të arrestuarit janë ngritur dy akuza.

Njoftimi i Policisë së Skraparit:

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.I., 40 vjeç, banues në Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi ka ngacmuar seksualisht shtetasen O.Xh., 24 vjeçe, si dhe ka dëmtuar lehtë me mjete të forta, bashkëshortin e saj shtetasin K.Xh., 36 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Ngacmime seksuale’’ dhe ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga nenet 108/a dhe 89 të Kodit Penal.