36 mijë maturantë testuan njohuritë në gjuhën e huaj, vlerësimi elektronik

511
Sigal

Rreth 36 mijë maturante kanë zhvilluar këtë të premte provimin e parë të maturës shtetërore, atë të gjuhës së huaj. Provimi nisi në orën 10, ndërkohë që maturantët janë paraqitur në ambjentet e shkollës 1 orë e gjysmë para për të shmangur kaosin e ndarjes së tyre në klasa si dhe për të kryer kontrollin pasi telefonat ishin të ndaluar. ”Maturantet kanë qëndruar 1 metër distancë larg njëri-tjetrit, në një klasë me 15 nxënës, ku të vetmet gjëra që u janë lejuar ishte mjeti identifikues, stilolapsi dhe vetëm një shishe me ujë”.

2 or[ e gjysmë ishte kohëzgjatja e testimit të maturanteve por që një pjesë e konsiderueshme e tyre e perfunduan më shpejt. Të parregullt këtë proçes e konsideroi ish-kryeministri Sali Berisha, i cili nëpërmjet fotove të tezës së anglishtes shkruan në facebook se në Kukës drejtoret e shkollave kane shpërndarë provimin e maturës.

Menjëherë u kundërpërgjigj dhe ministria e arsimit, ku e fajëson PD për keqinformim, ku në reagim thuhet se: ”Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proçes plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës”. Emocionet e nxënësve i përjetuan dhe prindërit, të cilët i prisnin prej orësh jashtë mjedisit shkollor.