34-vjeçari zhduket nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmën e policisë

508
Sigal

Një 34-vjeçar me problem të shëndetit mendor është larguar nga banesa në Krujë që prej datës 31 Maj, dhe familjarët nuk kanë arritur prej një jave që të kenë ndonjë kontakt me të. Ka qenë xhaxhai i Defrim Tarës ai që ka bërë denoncimin në polici, për zhdukjen e nipit.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtra ngjyrë gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2019, në Komisariatin e Policisë Krujë ka bërë kallëzim shtetasi A.T., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 15:15 ,të datës 31.06.2019) djali i vëllait, shtetasi Defrim Tara, 34 vjeç, i sëmurë me probleme mendore.

Sipas deklarimeve të familjarëve shtetasi i humbur është rreth 170 cm i gjatë, me flokë të shkurtra ngjyrë gështenjë, ka të veshur një xhup ngjyrë të errët dhe xhinse.

Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.