333 të infektuar, Shkodra dhe Tirana me probleme të mëdha: Ku janë rastet e reja me koronavirus në Shqipëri

330
Sigal

Ka shkuar në 333 numri total i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri, ndërsa 18 persona kanë ndërruar jetën që prej konstatimit të rastit të parë më datë 9 mars.

Numrin më të madh të rasteve të reja e ka Tirana dhe Shkodra me respektivisht 11 dhe 9 persona të konstatuar gjatë 24 orëvë të fundit, ndërsa Lezha është zgjeruar me tre raste të reja.

Shkodra është aktualisht vatra më problematike në vend me një numër prej 31 të prekurish. Numri i të prekurve në Shkodër është rritur ndjeshëm gjatë tre ditëve të fundit.

Raste të reja gjatë 24 orëvë të fundit

-11 raste Tirana
-1 rast Durrësi
-1 rast Lushnja
-9 raste Shkodra
-3 raste Lezha
-1 rast Elbasani
-1 rast Has

Raste totale

– Tiranë 157 raste
– Durrës 33 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 9 raste
– Fier 25 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 16 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 31 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 1 rast
– Has 9 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste