300 mijë veta në koncertin e Rita Orës në Prishtinë

970
E famshmja Rita Ora, shqiptarja që është sot ndër yjet me të shndritshëm te muzikës botërore ishte mbrëmë në Prishtinë. Rita Ora mbrëmë ka ‘elektrizuar’ gjithë të pranishmit që kishin shkuar për ta dëgjuar nga afër atë. Nga organizatorët thuhet se ishin mbi 300 mijë pjesëmarrës, ndërkohë që hulumtues të mitingjeve tregojnë se ishin 500 mijë.
Nën emocione të thella, Rita Oraka përformuar në sheshin “Skënderbeu”. Pas largimit nga Kosova, këngëtarja ka treguar emocionet e para, duke zbuluar edhe shifrën e personava të pranishëm në koncert.
“Më treguan që ishin rreth 300.000 vetë që erdhën të më shikonin mua sonte. Urime Dita e Pavarësisë. Nuk mund të isha askund tjetër në botë. Ne e filluam këtë bashkë, nuk mund të isha këtu pa ju. Afër 10 vjet në lojë dhe kjo ndjenjë kurrë nuk largohet. Jam falënderuese, Jam krenare, jam shqiptare. Deri herën e ardhshme. Ndalesa e ardhshme, Britani“, ka shkruar Rita në statusin e saj.Para koncertit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar këngëtaren Rita Ora me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Ai e ka quajtur imazh të Kosovës kudo në botë, ndërsa e ka vlerësuar si rikthim të gëzimit të 17 shkurtit të 2008-s performimin e saj në koncertin e mbrëmshëm në Prishtinë para 300 mijë qytetarëve.
“Në këto dhjetë vjet pavarësi, Rita Ora ka qenë imazh i Kosovës kudo në botë. Ajo karrierën e zhvilloi bashkë me emrin dhe flamurin e Kosovës. Performimi i saj para mbi 300 mijë qytetarëve mbrëmë ishte një rikthim i gëzimit dhe emocioneve të 17 shkurtit 2008. Për kontributin e saj të pazëvendësueshëm në promovimin e Kosovës nëpër botë, unë mbrëmë e kam dekoruar Rita Orën me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë. Faleminderit Ritë. Jemi krenar me ty”, ka shkruar Thaçi.
Sigal