30 vjetori i lëvizjes studentore / Dule : Misioni mbetet ende i papërmbushur

239
Sigal

Kreu i partisë bashkimi për të drejtat e njeriut, Vangjel Dule ka reaguar me një postim në llogarinë në rrjetin social Twitter në lidhje me 30 vjetorin e lëvizjes studentore. Referuar situatës së sotme, Dule ka shprehur hidhërim dhe keqardhje për prapambetjen dhe moszhvillimin e dinamikës së demokracisë në vendin tonë përgjatë 30 viteve tranzicion.

 

Ja postimi i Dules në Twitter :

 

Kushdo që mori pjesë, mbështeti apo thjesht besoi në lëvizjen studentore ‘90, konstaton sot, në përvjetorin e 30-të, më shumë se kurrë,me keqardhje dhe trishtim, se misioni mbetet ende i papërmbushur.