30 qershori/ Vendimi i Kushtetueses mbërrin në Presidencë, Meta shprehet nesër

224
Sigal

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për 30 qershorin ka mbërritur në Institucionin e Presidentit. 

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta njofton se kreu i shtetit do të ketë një qëndrim zyrtar brenda ditës së martë.

“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019. Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar“, thotë Blushi.