30 familje në Rajcë pa ujë për vaditje: Shita gomarin për të blerë tubin e ujit

174
Sigal

”Shita gomarin për të blerë tubin që lidha saraqineskën, ujin ma dha bashkia, por më pas tubin tim ma hoqën të fortët”. Lefterie Allidri është në protestë si pjesa më e madhe e banorëve të fshatit Rajcës të Përrenjasit, që kanë protestuar.

Ata thonë se bashkia duhet të ndërhyjë për shkak se në këtë fshat kryhen lidhje të paligjshme, ndaj dhe ata nuk kanë ujë. Ka dhe nga ata banorë që pretendojnë se personat që po jua marrin ujin për vaditje në mënyrë të paligjshme mbështeten nga punonjës të bashkisë.

Bashkia Rajcë thotë se shumë shpejt do të dërgojnë ekipe për verifikuar nëse në fshat janë bërë lidhje të paligjshme të ujit. Nëse kjo verifikohet do të ndërhyet që të gjithë banorët të përfitojnë ujë në mënyrë të barabartë.