26-vjeçari ishte zhdukur 5 muaj më parë, gjendet i varur afër varrezave (Emri+Foto)

675
Sigal

Lorenc Meta 26-vjeç është gjetur i varur nga një gjuetar ditën e djeshme në një pemë afër varrezave Kalamoti në ishullin Xio të Greqisë.

Sipas gazetarit të Fax News, Shpëtim Zinxhiria, Meta kishte humbur kontaktet me familjarët që prej 26 Korrikut të këtij viti dhe zhdukja e tioj ishte raportuar edhe në mediat shqiptare.

Sipas gazetarit, kjo është ngjarja e dytë e rëndë pasi një muaj më parë, në Pirgo Ilias u gjet I varur edhe edhe një 71-vjeçar shqiptar

“Raportohet se një gjuetar ka gjetur të varur ditën e djeshme në mëngjesin e 26 dhjetorit 2019, një 26 vjeçar shqiptar. Mediat vendase thonë se ai u gjet i varur në një pemë afër varrezave Kalamoti në ishullin Xio.
Trupi i viktimës kishte kohë që gjendej i varur dhe se ishte dekompozuar shumë.
Zhdukja e 26-vjeçarit shqiptar ishte publikuar edhe më parë si në mediat shqiptare, por duke u nisur nga publikimi i fotografisë më parë behet fjalë për Lorenc Meta, i cili kërkohej që nga 26 Korriku i ketij viti.
Kjo eshte ngjarrje e dytë e rëndë pasi një muaj më parë më 13 Nëndor në Pirgo Ilias u gjend i varur edhe nje 71-vjeçar shqiptar”, thotë Zinxhiria.