26.6% e të rinjve në Shqipëri nuk janë në punë, shkollë apo trajnime

199
Sigal

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Punës shkalla e papunësisë te të rinjtë vijon të mbetet e lartë. Pano Sako shpjegon disa arsye,që sipas tij ndikojnë në dembelizëm. ”Është çështja e modeleve që kemi ofruar. Kanë qenë modele që kanë sjellë shumë para për një kohë të shkurtër, kryesisht fëmijët e politikanëve, njerëz që nuk u është dashur të punojnë shumë, të bëjnë punë të paligjshme nËshtë dhe çështja e një deprimimi social, mungesa e shpresës, të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Shqipëri. Nga ana tjetër, shumë të rinj e kanë më mirë të rrinë me dy mijë lekëshin e babit se të thonë do të filloj punë kamarier. Kanë turp të bëjnë disa lloje punësh. Po ashtu, të rinjtë nuk janë të orientuar. Papunësimi i të rinjve ndikon shumë te ekonomia e vendit sepse ata mund të prodhojnë shumë ekonomi se të tjerët”.

Nëse për Panon, puna është eksperiencë, Antoneta, ish-konkurentja e ”Për’puthen” mendon ndryshe. ”Nuk është çështja se të rinjtë nuk duan të punojnë, por nuk i paguajnë mirë dhe duhet të rrinë me orë të zgjatura në atë punë dhe të mos kenë mundësi të gjejnë një punë që i përshtatet më vonë. Unë kam zgjedhur të isha me studime dhe të mos punoja. Punët më të zakonshme janë Call Center, kamrier, banakier janë punët e zakonshme, por ama të punosh në Call center nuk të shërben si eksperiencë. Unë mendoj se përtacëria selektive është pozitive, pra është më mirë kur një i ri rri p.sh 4-5 muaj dhe bën kërkimet e duhura që të gjejë punën që i përshtatet”.

Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, në vitin 2019, të rinjtë e moshës 15-29 vjeç as në punësim e as duke ndjekur shkollën apo ndonjë formim profesional përbëjnë 26,6 % të të rinjve gjithsej. Në këtë grup, 36,5 % e të rinjve janë të papunë. Pjesa tjetër janë jashtë tregut të punës për arsye se janë të dekurajuar (12,7 %), duke përmbushur detyra dhe përgjegjësi familjare (18,1 %) ose për arsye të tjera (32,7 %). Duke krahasuar të rinjtë që janë as të punësuar as në shkollë apo trajnim profesional sipas gjinisë dhe statusit të tyre në tregun e punës, vihet re se meshkujt janë më aktivë në treg sesa femrat (45,3 % e meshkujve janë në kërkim të një pune dhe të gatshëm për të punuar, ndërsa tek femrat kjo përqindje është 28,9 %.