25 shtatori, Kërpaçi: Gëzuar ditën e farmacistëve

69

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi ka uruar Ditën e Farmacistëve.

Kërpaçi ka shkruar se edhe pse në kushte të pafavorshme pune, me paga të ulëta dhe mundësi të pakta për rritje në karrierë dhe specializim të financuar nga shteti, farmacistët në të gjithë vendin luajnë sot një rol shumë të rëndësishëm për kujdesin dhe këshillimin e pacientëve.

POSTIMI:

Gëzuar ditën e farmacistëve💊🏆

25 Shtatori është dita ndërkombëtare e farmacistit. Kjo ditë thekson rolin e farmacistit në ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës.

Edhe pse në kushte të pafavorshme pune, me paga të ulëta dhe mundësi të pakta për rritje në karrierë dhe specializim të financuar nga shteti, farmacistët në të gjithë vendin luajnë sot një rol shumë të rëndësishëm për kujdesin dhe këshillimin e pacientëve.

Dita ndërkombëtare e farmacistëve të shërbejë si rikujtesë për reflektimin që kemi nevojë si qeverisje dhe shoqëri për të frenuar emigrimin e farmacistëve, njerëzve të mjekësisë dhe çdo profesionisti shqiptar, duke i ofruar dinjitet dhe trajtim me paga më të larta në ushtrimin e profesionit.