2315 hektarë tokë nën ujë në Shkodër, rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë

224
Sigal

Harta e përmbytjeve në bashkinë e Shkodrës është zgjeruar përsëri ditën e sotme.

Bashkia ka njoftuar se sipërfaqja totale e përmbytur ka arritur në 2315 hektarë.

Rruga e Obotit është e kalueshme vetëm me varkë lundruese pasi niveli i ujit mbi rrugë arrin rreth 1.15 metër.

Rruga që lidh fshatrat Shirq-Darrgjat është e bllokuar. Ka prezencë uji me mbi 1 metër. Ndërkaq 40 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Kjo është dita e 19-të në të cilën Shkodra përballet me përmbytje.