22-vjeçarja shtatazënë në gjendje të rëndë tek Infektivi pas infektimit me covid-19

223
Sigal

Pas infektimit me COVID, një 22 vjeçare, e cila ndodhet në javën e 24–t të shtatzënisë është intubuar tek Spitali i Infektivit.

E reja i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për të sjellë në jetë para kohe foshnjën e saj.

Mësohet se 22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë, ndërkohë ende nuk dihet gjendja shëndetësore e foshnjës.

Kujtojmë se ditën e djeshme humbi jetën fatkeqësisht një nënë e re, e cila prej më shumë se 3 javësh ishte në intubim dhe mjekët arritën të shpëtonin foshnjën me anë të operacionit cezarian.