20 të mbytur/ Roja Bregdetare ekziston me ligj, por nuk vepron në det të shpëtojë pushuesit

360
Sigal

Në harkun kohor të këtyre tre muajve të sezonit veror në të gjithë plazhet e Shqipërisë ka pasur viktima nga mbytjet në det. Jo pak, por plot 20 persona të paktën sipas shifrave zyrtare janë mbytur në det dhe Liqenin e Shkodrës.Por, ajo që duhet thënë ka të bëjë me pasigurinë gjithnjë e në rritje të pushuesve, për shkak të mosfunksionimit të strukturave të ndërhyrjes. Pavarësisht nga kjo, Shqipëria ka një ligj të posaçëm që prej vitit 2002 dhe me ndryshime të tjera 5 vjet më vonë për Rojen Bregdetare.Në nenin 5 të këtij ligji janë përcaktuar saktësisht detyrat e Rojes Bregdetare. Ajo ka për detyrë të zbatojë legjislacionin shqiptar dhe aktet e normat e së drejtës ndërkombëtare, të pranuara nga Republika e Shqipërisë, në hapësirën detare shqiptare; të japë asistencë për sigurimin e lundrimit detar dhe sigurimin e jetës në det, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe konventat ndërkombëtare, në të cilat Republika e Shqipërisë bën pjesë, i ka ratifikuar ose ka aderuar në to.Por të pyetur në rastet e mosfunksionimit të Rojes Bregdetare për të mbyturit, burimet thonë se pavarësisht pikës b të ligjit, sqarohet se nuk ka rol detyrues e aq më pak kur flitet për plazhe. Sipas tyre ligji ka vlerë në rastet e ndërhyrjes të rrezikut të shumë personave, siç mund të jenë gomone, apo anije.Sipas autoriteteve të Rojes Bregdetare detyrat e tyre kanë të bëjnë edhe me parandalimin dhe ushtrimin e kontrollit për kalimin e paligjshëm të mjeteve lundruese, të mallrave dhe njerëzve në hapësirën detare shqiptare; afrim, bordim, inspektim, ndalim, kapje dhe bllokim të mjeteve dhe personave që shkelin legjislacionin detar, si dhe shoqërimin e tyre në portin më të afërt, sipas rastit;Një tjetër detyrë është kryerja e ndjekjes së mjeteve detare, sipas konventave ndërkombëtare; përdorimi i forcës në rastet e mbrojtjes së nevojshme dhe nevojës ekstreme; përpilimi i dokumentacionit bazë për fillimin e procedurave të mëtejshme për shkelësit e ligjit detar; të parandalojë dhe të ushtrojë kontroll për zbatimin e legjislacionit për ndotjen e mjedisit detar dhe bregdetar (MARPOL); të ushtrojë kontroll në zbatimin e legjislacionit për peshkimin detar; të ushtrojë kontroll në zbatimin e legjislacionit për lundrimin turistik; të ushtrojë kontroll në zbatimin e legjislacionit për ruajtjen e pasurive detare, nëndetare dhe të fundit të detit; të ushtrojë kontroll në zbatimin e legjislacionit për ruajtjen e vlerave arkeologjike dhe kulturore në hapësirën detare shqiptare.

Në ujërat e brendshme Roja Bregdetare ofron ndihmë dhe bashkëpunon me Policinë Kufitare, me kapiteneritë e porteve e me institucione të tjera shtetërore. Por në kaq shumë detyra me ligj, asnjëherë nuk ka shfaqur eficencë gjatë sezonit për të pasur sa më pak viktima në plazhe gjatë sezonit të verës.shqip