Sigal

Dy persona të tjerë janë zhdukur nga banesat e tyre në Tiranë.

Burimet e Policisë Vendore bëjnë të ditur se të zhdukurit janë një 73-vjeçar dhe një vajzë e re 17-vjeçare. Zhdukjet e tyre janë denoncuar respektivisht nga djali dhe gjyshi.

Policia saktëson se po punon për gjetjen e tyre.

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 27. 11. 2018, shtetasi A. Ç., vjeç 45, banues në Tiranë, ka kallëzuar se i është larguar nga banesa babai, shtetasi A. Ç., vjeç 73, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 27. 11. 2018, shtetasi T. R., vjeç 67, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa mbesa me iniciale R. Z., vjeçe 17, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.