18 ministri, Gjykata Administrative dhe 90 për qind e zyrtarëve shkelin ligjin

537
Sot 18 Ministri dhe 90 për qind e institucioneve të tjera publike nuk e kanë shpallur ende programin e transparencës dhe nuk kanë caktuar koordinatorin për të drejtën e informimit, person kyç për zbatimin e ligjit të miratuar para 8 muajsh nga Kuvendi i Shqipërisë
Instituti i Studimeve Politike (ISP) ka zhvilluar një monitorim për zbatimin e ligjit Nr. 119/2014 për të drejtën e informimit pranë Gjykatës Administrative të qytetit të Tiranës. Megjithë ndryshimet pozitive që janë konstatuar, referuar programit të transparencës dhe detyrimeve ligjore që burojnë nga e drejta e informimit, vëzhgimi tregon se mungojnë disa elementë kryesorë. Konkretisht, mungojnë publikimet e kërkuara nga program i transparencës, mungon informacionet online në dispozicion të qytetareve dhe publikut, mungon koordinatori për të drejtën e informimit, i cili është detyrim ligjor. ISP ka komunikuar lidhur me shqetësimet e saj me Ministrinë e Drejtësisë, si organi që ka të drejtë të bëjë ndryshime në strukturë dhe duhej të ishte shembull i zbatimit të ligjit. As ky dikaster dhe as institucionet e varësisë së saj, përfshirë pjesa administrative e gjykateve, nuk kanë zbatuar detyrimet ligjore që burojnë nga ligji mbi të drejtën e infomimit.
Bazuar në këto të dhëna dhe në një pasqyrë të njëjtë edhe në institucionet e tjera vendimmarrëse, ISP deklaron se qytetarët shqiptarë kanë të drejtën kushtetuese dhe ligjore të përballen me institucione të hapura dhe transparente dhe nuk mundet që organi që jep drejtësi të mos zbatojë vetë ligjin dhe të kufizojë informacionin. Sipas ISP 18 ministri dhe 90 për qind e institucioneve të tjera publike nuk e kanë shpallur ende programin e transparencës dhe nuk kanë caktuar koordinatorin për të drejtën e informimit, person kyç për zbatimin e ligjit të miratuar para 8 muajsh nga Kuvendi i Shqipërisë. Detyrimi ligjor për plotësimin me dokumentat e transprencës dhe kordinatorët për të drejtën e informimit rëndon mbi titullarin e institucionit dhe sot 18 ministra të qeverisë kanë shkelur ligjin dhe duhet ndëshkohen me gjobën 1 milion lekë të vjetra nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit. ISP i bën apel Komisionerit të marrë masat ligjore administrative ndaj çdo titullari që shkel ligjin duke filluar nga ata që e kanë votuar dhe kanë në dorë zbatimin e ligjit. Njëkohësisht i kërkojmë ministrave dhe të gjithë organeve shtetërore të varësisë që urgjentisht të caktojnë koordinatorët dhe të shpallin dokumentat e transparencës për t’i shërbyer qytetarëve, mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor. Instituti i Studimeve Politike vë në dispozicion të të gjitha institucioneve publike dhe organeve gjyqësore të gjithë kapacitetin dhe ekspertizën për t’i ofruar modelin e programit të transparencës dhe trainimin e koordinatorëve për të drejtën e informimit në funksion të zbatimit të ligjit për të drejtën e informimit dhe të një administrate më pranë qytetarit
Sigal