17-vjeçarja dyshohet se plagosi me thikë vëllain, shoqërohet në polici bashkë me nënën

154
Sigal

Një 17-vjeçare në qytetin e Lushnjës dyshohet se ka plagosur me thikë vëllain e saj një vit më të madh. I lënduari është transportuar në spitalin e qytetit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Vajza e mitur është proceduar penalisht së bashku me të ëmën e saj, pasi kjo e fundit refuzoi uniformat e policisë gjatë arrestimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë në Lushnjë nga motra.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen V. U., 46 vjeçe, banuese në Lushnjë, dhe vajzën e saj të mitur 17 vjeçe, pasi ditën e djeshme, dyshohet se vajza e mitur ka goditur me mjet prerës vëllanë e saj, 18 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, si edhe të dyja nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për shoqërimin e tyre në komisariat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.